Vendosni fjalën kyçe....

Bllokuan seancën, PS kërkon përjashtimin e 26 deputetëve të Berishës


Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e 26 deputetëve të opozitës që bllokuan seancën duke çuar në mbylljen e saj pas 20 minutash punë.

Bëhet fjalë për deputetët e Rithemelimit të Berishës. Ata fillimisht bllokuan vendet ku ulen ministrat e më pas edhe foltoren.

Pas kësaj kryetarja e Kuvendit mbylli seancën dhe urdhëroi fikjen e dritave në sallë duke i lënë deputetët e Rithemelimit të protestojnë në errësirë.

Kreu i Rithemelimit tha se sot është dita e parë e betejës ndaj asaj që e quajti ‘bandë gangsterësh’.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Çuçi tha se vendimi do merret nga Komisioni i Etikës që do mblidhet pas kërkesës ndërsa theksoi se do kërkohë hapja e kamerave.

“Besoj se do mblidhet shumë shpejt Komisioni i Etikës për përjashtimin e deputetëve. Ne e kemi bërë kërkesën. Do duhet të hapen kamerat dhe të shohim kush është përgjegjës.” – tha Çuçi.