Vendosni fjalën kyçe....

“BMV” shpërthen në flakë, lëndohen shoferi dhe pasagjeri


 

Një automjet tip “ BMV “ ka marrë flakë në ecje në aksin Fier-Patos, në afërsi të Portezës.  Automjeti tip “BMV” është përfshirë nga flakët, e më pas ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Si pasojë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri kanë arritur të dalin me lëndime të lehta.

Dyshohet se shkak ka qenë një defekt elektrik që ka shkaktuar flakët.

Shërbimi zjarrfikës ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, i cili ka bërë të munduar shuarjen e flakëve.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhet dhe policia dhe ekspertët e qarkullimit rrugor për të përcaktuar shkaqet.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 19:50, në aksin rrugor “Fier-Patos”, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “BMW”.

Nga flakët kanë marë dëmtime në trup drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasit E. Sh., 35 vjeç dhe D. Sh., 41 vjeç, të dy banues në Drizë, Fier, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.