Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, iu bashkua dhjetëra pensionistëve dhe ish-minatorëve që protestuan sot para Parlamentit, duke kërkuar rritje të pensioneve dhe miratimin e statusit të minatorit.
Por deputeti Bylykbashi nuk është lejuar nga pensionistët të bëhet pjesë e tubimit të tyre, me këta të fundit që njëzëri kanë bërë thirrje për largimin e tij.
“Oerd Bylykbashi largohu, largohu” i jenë drejtuar deputetit të opozitës pensionistët dhe ish-minatorët.