Gazetari i Euronews Albania, Thimi Samarxhiu ishte në Izrael ku raportoi mbi situatën e konfliktit që ka shpërthyer kundër Hamasit.
Samarxhiu tregoi se rrugët, shtëpitë janë boshatisur si dhe problemet me furnizimin me ushqime.
Në kronikën e raportuar prej tij vërehen mjetet luftuese ushtarake nëpër zona të ndryshme të cilat kundërpërgjigjen dhe ruajnë sigurinë e qyteteve izraelite.
Gjithashtu gazetari raporton se disa qytete bëhen gati për evakuim pasi si duket do jenë zonë përballje luftarake.
Ai tregoi pamje të vendeve të strehimit izraelite në rast të sulmeve me raketa.
Gjatë raportimit ekipi i raportimit përballet edhe me një shkëmbim zjarri mes ushtarëve izraelitë dhe atyre të Hamasit.
Në qytete shihen shenjat e bombardimeve, copa predhash, municione, godina apo makina të shkatërruara.
Në qytetin e Ashkelonit dëgjoheshin sirenat e sistemit të mbrojtjes që kundërpërgjigjej ndaj sulmeve raketore nga Hamasi.
Gazetari takon në Izrael edhe një shtetas familja e të cilit u larguan nga Shqipëria me rënien e komunizmit.
Zakino Matathia tregon edhe si u gjend natën e sulmit nga Hamasi. Ai thotë se sulmet i gjeti të papërgatitur.