Vendosni fjalën kyçe....

Karteli i Tijuana-s merr masën për t’i ‘shpëtuar’ SHBA-së: Ndalon shitjen e fentanilit


Karteli i njohur meksikan i drogës i Tijuana-s ose siç njihet ndryshe Arellano Felix vendosi me dëshirë të ‘përkulet’ para ligjvënësve meksikanë e amerikanë për sa i përket shitjes së fentanilit duke publikuar mesazhe të shumta publike që njoftonin vendimin.

Lëvizja e tyre e papritur është një lëvizje e bërë më herët nga karteli Sinaloa, që javët e fundit bëri të njëjtën gjë për të larguar presionin e zbatimit të ligjit.

“Për shkak të epidemisë së fortë që ka pësuar vendi ynë dhe vendi ynë fqinj. Dhe duke qenë besnikë ndaj parimeve tona. Ne i bashkohemi përpjekjeve të qeverisë dhe nismës CDS për të zhdukur drogën vdekjeprurëse të njohur si fentanil. Ajo do ndalohet të shitet siç është bërë fillimisht nga kompania jonë. Përveç kësaj, ne gjithashtu do ndjekim penalisht dhe ndëshkojmë këdo që prodhon, shet, transporton ose kalon këtë drogë mbi kufijtë ndërkombëtarë. Juaji, Karteli i Tijuana.” – thuhet në një nga shumë pankartat e shpëndara në territorin e grupit.

Karteli i Tijuana-s është ndër më të vjetrit e më të njohurit në Meksikës për sa i përket kultivimit e shitjes së drogës.

Pas rënies së vëllezërve Arellano Felix, karteli e ka humbur peshën dhe fuqinë e dikurshme.