Shqiptarët i thonë “Po” formimit të qeverisë së Malit te Zi, duke i dhënë zgjidhje ngërçit politik në këtë shtet. Pas disa muajsh negociatash që nga zgjedhjet e 11 Qershorit javën e ardhshme Mali i Zi do të ketë qeverinë e re të drejtuar nga Miljoko Spajiç.
Në bazë të marrëveshjes zyrtare të nënshkruar nga partitë e koalicionit të ri qeveritar, bie në sy bashkëqeverisja mes shqiptarëve , serbëve dhe malazezëve ndërsa jashtë saj janë lënë boshnjakët.
Nik Gjeloshaj do të jetë zv/kryeminstër për Politikat Ekonomike si dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik.
Fatmir Gjeka do të jetë ministër për të drejtat e njeriut dhe të pakicave. Marash Dukaj do të vijojë të jeteë ministër për Administrateën Publike. Genci Niman Begu do të mbajë postin e nënkryetarit të parlamentit të Malit të Zi ndërsa kryeparlamentar do të jetë kreu i partive pro serbe Andrija Mandiç.
Serbët po ashtu do të kenë në fund të vitit 2024 një post zv/kryeministri si dhe katër poste ministrash në qeverinë e Spajiç. Me votëbesimin në parlament qeveria e Spajiç do të zë vendin e asaj në detyrë të Dritan Abazoviç.