Seanca e sotme plenare ka nisur me përplasje ndërmjet deputetëve të maxhorancës dhe opozitës, ku këta të fundit kanë bllokuar karriget e ministrave duke penguar kështu zhvillimet e rendit të ditës.
Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha ka bllokuar foltoren dhe është futur live në Facebook, nëpërmjet të cilit ka paralajmëruar deputetët e mazhorancës se do t’i nxjerrë jashtë.
Pas 20 minutash senaca e sotme plenare u anullua, pasi nuk u lejua zhvillimi normal i saj nga deputetët opozitës.