Vendosni fjalën kyçe....

Partizani ‘sjell’ në Tiranë legjendën kroate


Partizani mund t’ia besojë stolin ish-lojtarit të njohur të kombëtares kroate e të Barcelonës, Realit të Madridit, Crvena Zvezdas e Dinamo Zagrebit, Robert Prosineçki.

Sipas Panorama Sport, ai ka mbërritur mbrëmë në Tiranë e është në bisedime me drejtuesit e klubit kryeqytetas për të marrë drejtimin e ‘të kuqve’.

Kampionët në fuqi të Superligës drejtohen aktualisht nga Zoran Zekiç dhe mbajnë vendin e pestë në renditje pas tetë javësh kampionat.