Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak ka mbërritur sot në Izrael dhe ka zhvilluar bisedime me liderët izraelitë në Tel Aviv ndërsa pritet të vizitojë vende të tjera të rajonit.
Me të mbërritur, ai dënoi “aktin e tmerrshëm të terrorizmit” nga Hamasi më 7 tetor dhe tha se Mbretëria e Bashkuar qëndron me Izraelin
Ndërsa presidenti izraelit Isaac Heryog, pas takimit me kryeministrin britanik,e falenderoi Sunak për mbështetjen e tij.
“Ne po shohim një ISIS në kufirin tonë, duke hyrë në vendin tonë. Është një perandori e së keqes që ne e dimë se udhëhiqet nga terrori. Ne besojmë se shumica e kombeve meritojnë paqen dhe ne i jemi mirënjohës për përpjekjet tuaja në të gjitha frontet”, tha Herzog, sipas Skynews.
Ushtria izraelite thotë se ka goditur qindra objekte në Gaza gjatë 24 orëve të fundit, duke synuar “infrastrukturën e Hamasit”
Gaza mbetet nën rrethim, me Izraelin që bllokon furnizimet ndërkufitare me ujë, energji elektrike dhe karburant
Por SHBA dhe Egjipti thonë se kamionët që ofrojnë ndihmë duhet të fillojnë të kalojnë nga Egjipti në Gaza të premten
Joe Biden është kthyer në SHBA – vizita e tij e shkurtër në Izrael u la në hije nga një shpërthim në një spital në Gaza, për të cilin zyrtarët lokalë thonë se vrau 471 njerëz, një shifër e kontestuar nga Izraeli
Autoritetet palestineze thonë se një sulm ajror izraelit ishte fajtor – por Izraeli këmbëngul se shpërthimi ishte shkaktuar nga një raketë e gabuar nga Gaza