Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi në spitalin e Gazës, inteligjenca amerikane: Rreth 100 deri në 300 persona humbën jetën


Janë dhënë tre vlerësime të ndryshme për numrin e të vdekurve nga shpërthimi në spitalin e Gazës.

Siç raportohet nga CNN, inteligjenca amerikane vlerëson se numri i të vdekurve në Spitalin Baptist është midis 100 dhe 300.

CNN tha se sipas raportit që dispononte, vlerësimi “vërejti vetëm dëmtime të vogla strukturore në spital”, pa asnjë dëmtim në ndërtesën kryesore dhe pa kratere ndikimi.

“Shtetet e Bashkuara i marrin seriozisht vdekjet e të gjithë civilëve dhe po punojnë intensivisht për të adresuar krizën humanitare në Gaza”, thuhet në të njëjtin raport.

Ministria e Shëndetësisë palestineze tha se 471 persona humbën jetën dhe 214 të tjerë u plagosën, ndërsa një zyrtar i Bashkimit Evropian deklaroi në mënyrë anonime për Agence France-Presse, se humbjet në spitalin e Gazës llogariten të jenë nga 10 deri në 50 persona.