Ndeshja Belgjikë-Suedi, e cila u ndërpre pas 45 minutave të para për arsye sigurie pasi dy tifozë të veshur me fanella të Suedisë, u qëlluan për vdekje në qytet, nuk do të riluhet, por do të regjistrohet me rezultatin 1-1, që përkon me përfundimin e pjesës së parë.
Viktor Gjokeres shënoi për suedezët në minutën e 15-të, ndërsa për belgët barazoi Romelu Lukaku me penallti në minutën e 31-të.
UEFA ka njoftuar se ndeshja nuk do të rifillojë më dhe rezultati i pjesës së parë, 1-1, do të nënshkruhet zyrtarisht su rezultat final.
Në një deklaratë zyrtare, UEFA pohon se federatat e futbollit të Belgjikës dhe Suedisë shprehën dëshirën e tyre për të mos luajtur kohën e mbetur të ndeshjes dhe për të marrë parasysh rezultatin në intervalin e pjesës së parë,1-1.
UEFA gjithashtu deklaroi se një tjetër pikë e konsideruar ishte se rezultati i ndeshjes nuk do të ndikonte për asnjërën palë, pasi Belgjika tashmë është kualifikuar dhe Suedia është eliminuar matematikisht.