Kryeministrja italiane Giorgia Meloni njoftoi të premten se po ndahet nga partneri i saj, gazetari italian Andrea Giambruno, pasi një emision satirik televiziv e transmetoi atë duke bërë komente të turpshme.
“Marrëdhënia ime me Andrea Giambrunon, e cila zgjati gati dhjetë vjet, përfundon këtu”, ka shkruar Meloni në rrjetet sociale.
Në komentet e transmetimit, Giambruno dëgjohet duke pyetur nëse mund të ‘prekë paketën e tij’ ndërsa flet, duke pyetur dikë nëse është beqar dhe duke ftuar një grua të marrë pjesë në një treshe, shkruan Politicoeu.
“E falënderoj për vitet e mrekullueshme që kaluam së bashku, për vështirësitë që kaluam dhe që më dha gjënë më të rëndësishme në jetën time, që është vajza jonë Ginevra”, shtoi ajo.
“Marrëdhënia ime me Andrea Giambrunon, që zgjati gati dhjetë vjet, përfundon këtu. E falënderoj për vitet e mrekullueshme që kaluam së bashku, për vështirësitë që kaluam dhe që më dha gjënë më të rëndësishme në jetën time, që është vajza jonë Ginevra. Rrugët tona kanë kohë që kanë marrë drejtime të ndryshme dhe tashmë ka ardhur koha ta pranojmë atë. Unë do e mbroj atë që ishim, do e mbroj miqësinë tonë dhe do mbroj me çdo kusht vajzën shtatëvjeçare që e do nënën e saj dhe e do babanë e saj, ashtu siç nuk munda të dua unë timin. Nuk kam asgjë tjetër për të thënë për këtë.
PS. Të gjithë ata që shpresonin të më dobësonin duke më goditur në familje, duhet ta dinë se sado që pika shpreson të gërryejë gurin, guri mbetet gur dhe pika është vetëm një pikë uji.” – shkruan kryeministrja italiane Meloni.
“Rrugët tona kanë ndryshuar për disa kohë dhe ka ardhur koha ta pranojmë atë,” tha Meloni.
Ndarja vjen pasi Giambruno shkaktoi disa siklete për Melonin, duke përfshirë komentet e diskutueshme se gratë e reja mund të shmangnin përdhunimin duke mos u dehur dhe duke e krahasuar emigrimin me lëvizjen e bagëtive.
Meloni dhe Giambruno u takuan në vitin 2015 në xhirimet e një programi televiziv. Giambruno ishte një shkrimtar për programin dhe Meloni ishte i ftuar. Vajza e tyre është shtatë vjeç.
Gjatë verës kryeministrja Meloni, parnteri i saj e familjarë ishin në Shqipëri disa ditë në një vizitë private në jug të vendit.
Ata u pritën nga kryeministri Rama. Gjatë takimeve, sipas medisa italiane u diskutua mundësia e furnizimit me ujë nga Shqipëria të jugut të Italisë si dhe ndërtimi i një termocentrali bërthamor.