Është rritur numri i viktimave në Gaza nga sulmet izraelite.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri tani janë vrarë 3785 njerëz, duke përfshirë 1524 fëmijë, 1000 gra e 120 të moshuar.
Numri i të plagosurve ka shkuar në rreth 13, shkruan CNN, që citon zëdhënësin e ministrisë Dr. Ashraf Al-Qidra.
Komuniteti i inteligjencës amerikane vlerëson se ka të ngjarë të ketë nga 100 deri në 300 njerëz të vrarë në shpërthimin në spitalin Baptist Al-Ahli në Gaza në fillim të kësaj jave, sipas një vlerësimi të paklasifikuar të inteligjencës të marrë nga CNN.
Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë në Gaza thotë se numri i viktimave është 471.