Vendosni fjalën kyçe....

Anija luftarake amerikane kap raketat e qëlluara nga brigjet e Jemenit


Një anije luftarake e marinës që operonte në brigjet e Jemenit kapi dy deri në tre raketa, sipas një raporti të botuar të enjten.

Është e paqartë nëse predha janë qëlluar ndaj anijes ‘USS Carney’ ose ndaj një objektivi tjetër aty pranë, thanë dy zyrtarë anonimë amerikanë për CNN. Një nga ata zyrtarë tha se raketat u hodhën nga militantët Houthi të mbështetur nga Irani, të cilët janë të përfshirë në luftën civile të gjatë në vendin e varfër.

Incidenti vjen në mes të tensioneve rajonale në rritje dhe frikës për një lutë më të gjerë mes bombardimeve të vijueshme të Izraelit të Rripit të Gazës dhe pushtimit të pritshëm tokësor të enklavës bregdetare.

SHBA ka vendosur dy aeroplanmbajtëse dhe anije të tjera luftarake në Mesdheun lindor, në një lëvizje që synon të pengojë palët e tjera nga ndërhyrja në armiqësitë e vijueshme. Por kjo ka rritur mundësinë e përfshirjes së SHBA-së në atë që mund të jetë një cikël dhune me shpejtësi spirale.

Sulmet izraelite në Gaza kanë vrarë të paktën 3,785 palestinezë dhe kanë plagosur më shumë se 12,000 njerëz, sipas autoriteteve lokale atje.