Vendosni fjalën kyçe....

‘Çështja Beleri’, Vangjel Dule: Hakmarrje politike, po mbahet qëllimisht në burgim


Kreu i PDBDNJ-së Vangjel Dule në një deklaratë për mediat nga Kuvendi, ka komentuar çështjen e Fredi Belerit, për të cilën thotë se është hakmarrje politike. Sipas Dules, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës po mbahet qëllimisht brenda që të mos betohet, ndërsa tha se institucionet po shkelin kushtetutën dhe ligjin.

Ai shtoi se mbajtja 6 muaj në burg që ai të mos bëjë betimin është shkelje flagrante dhje u kërkon organeve të drejtësisë që ta shoqërojnë për betimin si kryebashkiak në Këshillin e Himarës.

“Çdo kryetari i zgjedhur që prezuomohet i pafajshëm, nuk mund të pengohet të kryejë dënimin. Kjo është shkelje e Kushtetutës, legjislacionit në fuqi. Beleri është peng dhe insistohet duke shkelur kushtetutë, ligj, parime dhe vlera që të provohet nga marrja e detyrës. Askush nuk e pengon drejtësinë të bëjë punën e vet. Mbajtja e Belerit larg betimit për 6 muaj është shkelje flagrante. Të shoqërohet që të bëjë betimin. Hakmarrje politike”, tha Dule.

Ai foli edhe për situatën e krijuar një ditë më parë në Kuvend, ku deputetët e opozitës bllokuan hyrjen e deputetëve të Grupit të PS dhe hoqën kartat e tyre nga pajisjet elektronike të votimit, duke bllokuar më pas vendet ku ulet Kryetarja e Kuvendit dhe Kabineti Qeveritar. Dule tha se opozita është e vendosur që të mos i falë qeverisë edhe 2 vite të tjera arrogancë.

“Opozita ka dështuar ti përgjigjet misionit që i ka ngarkuar një pjesë e shoqërisë së Shqipërisë. Zgjedhjet kanë pasur manipulime, por në kushtet ku jemi. Është toleruar qeveria. Opozita ka për mision të reagojë në çdo formë të ligjshme. E drejta e një opozitë edhe kërkesa e llogarisë, kur qeveria e refuzon ka cenuar shtetin e së drejtës. Opozita është e vendosur të mos i falë edhe një 2-vjeçar arrogance qeverisë së Ramës”, u shpreh më tej ai.