Vendosni fjalën kyçe....

Dule: Shkelje të rënda gjatë Censit, po shkon drejt dështimit. S’ka pasur rekrutime të regjistruesve nga pakicat


Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, shprehu rezerva mbi Censin e Regjistrimit të Popullsisë.

Në një deklaratë për mediat ai tha se mes regjistruesve që shkojnë derë më derë për të marrë të dhënat nuk ka pasur rekrutime nga pakicat.

Po kështu Dule tha se shkeljet e rënda që janë vërejtur deri tani po çojnë në dështimin e këtij procesi.

“Vendi ynë e ka shkruar Konventën për Mbrojtjen e Pakicave në vitin 1995 dhe më pas është ratifikuar më vonë. Konstatohen ende mungesa të theksuara që bëjnë të vështirë implementimin për të drejtat e pjesëtarëve të pakicave kombëtare. Në një kohë që ligji është miratuar në Kuvend në vitin 2017 dhe premtimi po në Parlament ishte se deri në maj të 2018 do zbatohej, ende qeveria nuk ka miratuar disa prej tyre të një rëndësie specifike. Ka mungesa që vështirësojnë implementimin e ligjit për pakicat. Mund të përmendja dhe aspekte të tjera me legjislacionin, por do kaloja në rrafshin e dytë, atë të institucioneve për monitorimin dhe garantimin e të drejtave kombëtare të pakicave. Kemi komitetin për mbrojtjen e komitetit. Ky vlerësimi ynë evidentohet edhe në raportin e Komitetit Këshillimor. Ky komitet ka mision të kundër nga ai për të cilin është i destinuar me ligj.” – tha Dule.

Denoncimi i tij vjen pak ditë pas një deklarate nga organizata OMONOIA, sipas së cilës gjatë censit janë vërejtur shkelje lidhur me procesin e regjistrimit të popullsëisë që prek minoritetin grek në Shqipëri.