Skënder Gjinushi është rizgjidhur në krye të Akademisë së Shkencave, me 51 vota pro dhe 2 kundër.
Votimi u zhvillua paraditen e sotme (20 tetor 2023) në Akademinë e Shkencave. Ndërsa akademiku Vasil Tole i cili rikandidoi për postin e zv.kryetarit, u zgjodh me 50 vota pro dhe 3 kundër.
Para disa kohësh, u miratua Ligji që i lejon kryetarit të Akademisë (po ashtu edhe zv.kryetarit) një mandat të dytë, dhe heqja e kufizimit të moshës deri në 75-vjeç. Kjo bëri që rikonfirmimi i krerëve aktual të ASH-së të mos ketë pengesa.