Vendosni fjalën kyçe....

Ish-drejtori i policisë, Ahmet Prençi promovon romanin e tij i dytë “Brenga e prokurorit”


Ish drejtori i policisë, Ahmet Prençi ka promovuar romanin e tij i dytë.

 “Brenga e prokurorit” titullohet romani i tij i fundit ku në qendër është personazhi i prokurorit Martin Guri.

Në ngjarjet e veprës, shpaloset tabloja e tranzicionit shqiptar mes krimit, mafias dhe brengave të së shkuarës ndërthuren në një sprovë që letrare.

“Mesazhin kryesor që jam përpjekur të përcjell është të nxjerr në pah figurën e një prokurori sepse para se të jetë i tillë është një njeri si gjithë të tjerët ka pengjet, mëdyshjet, brengat e dilemat e veta dhe jetën e tij të vështirë” tha Prençi.

Ingranazhe të pushtetit vihen në jetë duke krijuar paralele mes vendin tonë dhe Siçilisë. I mbrujtur në botën e policisë përmes pasionit për letërsinë, Prençi, ia kushton një personazhi të drejtësisë.

“Megjithëse e kam ndërtuar me dashuri atë personazh, ju siguroj që në mesin e prokurorisë shqiptare ka njerëz të tillë dhe jam besimplotë që do të ketë edhe më shumë dhe misioni i tyre do të jetë respektimi i ligjit”

1997 si inkubator i krimit vjen përmes pasojave në shoqëri.