Sot mbahen zgjedhje për kreun e ri të Akademisë së Shkencave.
Më herët nuk ka pasur asnjë njoftim për shtyp nga institucioni për zgjedhjet e sotme ku kandidat i vetëm është kreu në fuqi, Skënder Gjinushi.
15 akademikë kanë votuar me zarf në dorë ndërsa ato do administrohen nga anjë komitet Ad-Hoc e jo nga një komision i posaçëm që duhet të ishte ngritur për zgjedhjet, shkruan BW.
Akademiku i vetëm që ka kundërshtuar procedurat e ndjekura dhe rikandidimin e Gjinushit ka qenë Artan Fuga.
Në denoncime të shumta në rrjetet sociale e media ai ka akuzuar deputetët e PS-së se shkelën ligjin për t’i mundësuar Gjinushit rizgjedhjen.
Po kështu kritika të shumta për zhvillimet në Akademinë e Shkencave ka bërë edhe opozita që denoncoi deputetët socialistë në Komisionin e Edukimit se po favorizonin Gjinushin duke shkelur ligjin.
Në media janë shpërfqur edhe disa përplasje të forta me aakuza e kundërakuza mes Fugës e deputetit të PS-së Petro Koçi, i cili u dorëhoq në korrik nga Komisioni i Edukimit.