Vendosni fjalën kyçe....

PL çon në Kuvend ndryshimet ligjore për oksidin e azotit, Xhixho: Nëse shpërndahet duhet të dënohen me burg


Partia e Lirisë ka dërguar në parlament një kërkesë për ndryshime ligjore, për të shpallur të dënueshëm tregtimin e oksidit të azotit jashtë mjekësisë. Nënkryetarja Erisa Xhixho tha se lënda, e cila po përdoret masivisht dhe në Shqipëri nga rinia duke e thithur me tullumbace. Nëse shpërndahet duhet të dënohet me burg.

“Ky gaz tregtohet lirisht në lokalet e Tiranës, madje shoqërohet edhe me faturë.. Aksionet në baret dhe mjediset e tjera rreth shkollave bëhen nul në mungesë të bazës ligjore.

Në këto kushte, i jemi drejtuar Parlamentit me një kërkesë për ndryshimin e ligjit për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope. 

Kemi kërkuar ndryshimin e ligjit dhe krijimin e bazës ligjore për ndalimin e prodhimit, shpërndarjes  dhe tregtimit të monoskidit të azotit, duke e klasifikuar atë si lëndë me rrezikshmëri të lartë që përdoret vetëm në mjekësi.

Britania e Madhe nga muaji i ardhshëm do të ketë efektiv ligjin që ndalon këtë lëndë dhe dënon tregtarët e saj deri në 14 vjet burg” – tha Xhixho.