Vendosni fjalën kyçe....

Shoqata e të burgosurve dhe të përndjekurve politikë i drejtohet kuvendit: Të persekutuarit e diktaturës të kenë shanse të barabarta


Shoqëria civile dhe shoqata e të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë i bëjnë thirrje kuvendit të Shqipërisë për dënimin e vendimeve politike klasore të partive që shkelin të drejtat dhe liritë e njeriut të sanksionuara me kushtetutë.

Sipas zëvendës presidentes, Lavdie Nela prej tre dekadash në institucionet tona nuk lejohen dhe promovohen kapacitetet antikomuniste që vijnë nga shtresa e të përndjekurve politikë.

 “Kushtetuta e Shqipërisë i jep të drejtën qytetarit shqiptar të kandidojë për Institucionet, por Partitë politike shqiptare shkelin kushtetutën me vendimet politike, duke zgjedhur militantin politik dhe jo kontribuesin dhe politizojnë institucionet, dhe sot mbas 32 viteve partitë politike nuk kanë ndërtuar shtet të së drejtës për të cilën ka nevojë shoqëria shqiptare.

Partitë politike parlamentare nuk e çmojnë votën, e deligjitimojnë atë duke mos i lejuar deputetët të votojnë të lire.”

Nela bëri thirrje që ish të përndjekurit politikë të kenë shanse të barabarta, duke iu drejtuar edhe 59 deputetëve të opozitës që të bëhet demokraci me votë dhe jo me vendime politike.