Vendosni fjalën kyçe....

U rizgjodh si kryetar i Akademisë së Shkencave, Gjinushi: Në një shoqëri demokratike, lejohet kandidimi i lirë


Kryetari i rizgjedhur i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi ka dhënë një prononcim për mediat pas procesit me dyer të mbyllura të votimit. I pyetur se si ndihet që ka qenë i vetëm në garë, Gjinushi u shpreh se procesi ishte tërësisht demokratik.

“Secili kandidat ka në dorë veten e vet. Gjithkush nga Akademikët kanë qenë i ftuar dhe jo vetëm se ligji ta jep të drejtën. Në një shoqëri demokratike, lejohet kandidimi i  lirë, kur pengohet është problem”.

“Ende se keni kuptuar që në institucionet si Akademia e Shkencave, dinë të vlerësojnë se kush do të jetë ekipi drejtues dhe kolaudohet se cila reformë, cila alternativë do duhet mbështetur? Kur merr shume vota në mandat të dytë i bie që ke punuar shumë mirë. Garë është se votohet po jo. Vazhdoni i bini një kambanë. Dinë se ç’bëjnë 53 akademikë. Mos bëni sikur jeni më të mençur se akademikët”. – tha Gjinushi.

Platformen e plote të kreut te zgjedhur te Akademise se Shkencave e lexoni ketu:

PLATFORMA E GJINUSHIT