Vendosni fjalën kyçe....

Vangjush Dako çon në në Gjykatën e Lartë vendimin e Apelit të Posaçëm


Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë duke kërkuar hedhjen poshtë të Apelit të Posaçëm, që e ka lënë të pandryshuar masën e sgurisë ‘arrest në burg’.

Ai ndodhet në qeli pasi akuzohet për ‘shpërdorim detyre’. Ai u arrestua 6  qershor me urdhër të SPAK-ut. pasi po hetohet për dy raste të veçanta.

Rasti parë ka të bëjë me  dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshim me ligjin ndërsa rasti tjetër ka lidhje me tenderin për projektin e zhvillimit të vijës bregdetare.