Vendosni fjalën kyçe....

Berisha njofton konferencë të menjëhershme për shtyp pas ndalimit të Jamarbër Malltezit


Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar mbajtjen e një konference të jashtëzakonshme për shtyp në or 21:00, pas ndalimit të Jamarbër Malltezit, dhëndrit të familjes së tij, nga policia në Rinas pak momente më parë.

Malltezi ishte duke u kthyer nga një vend i Bashkimit Europian, kur është ndaluar në ambientet e aeroportit të Rinasit nga autoritetet.

Paraprakisht mësohet se ai është ndaluar për aferën e privatizimit të ish klubit Partizani, i cili ka qenë nën hetime nga SPAK lidhur me këtë çështje.