Ashtu siç pritej, ish kryeministri Berisha ka mbajtur konfernecën e tij të paralajmëruar, pas arrestimit të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezit pak më parë në aeroportin e Rinasit, i cili akuzohet për aferën korruptive për privatizimin e ish kompleksit ‘Partizani.’
Përpara gazetarëve Berisha hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit Rama, ku tha se ai i hodhi prokurorët e vet në sulm kundër tij,
Berisha thotë se këto masa vetëm sa shumfishojnë betejën pa kthim të nisur 2 ditë më parë në parlamenitn shqiptar, duke shtuar se së shpejti ai dhe opozita do t’i rezervojnë Ramës fatin e etërve të tyre xhelatë.
Për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin, Berisha shprehet se nuk kanë guxuar ta thërrasin në prokurori as edhe njëherë, por kanë shpërndarë lajme të rreme për abuzime të pavërteta, duke e quajtur edhe padinë e ministrit Balla si false.
“Edi Rama i tronditur gjer në palcë nga krimet e tij nga aferat në të cilat nuk ka drejtësi në botë që e shpëton. Afera McGonigal afera e djegësve e e Butrintit. Edi Rama pasi ka humbur mandatin e deputetit siç thotë kushtetuta me tenderat që ka fituar në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet. Me tenderat që ka fituar fangu apo burri i motrën së Linda Ramës. Ai nuk është më deputet i Kuvendit. Edi Rama pasi ka grabitur në mënyrë suksesive votën e shqiptarëve dhe bëri. Ai urdhëroi prokurorët e tij mercenarë të akuzuar për fshehje dokumentesh dhe manipulim dosjesh për të lëshuar urdhër në kundërshtim me kushtetutën, nenin 73 të saj i cili përcakton se liria e deputetit në çdo formë lëvizje nuk mund të cënohet pa miratim të parlamentit.
Pas fillimit të lëvizjes opozitare pa kthim dje në parlamentin e Shqipërisë ai urdhëroi prokurorët e tij mercenaarë të denoncuar për fshehje dokumentesh dhe manipulim dosjesh për të lëshuar urdhër në kundërshtim me kushtetutes në nenin 71 të saj që përcakton se liria e deputetit nuk mund të cenohet pa miratimin e parlamentin. Unë pranoj plotësisht sfidën. Zgjedhësit ndihen sot më pranë Sali Berishës se kurrë. Kufizimi për të lëvizur unë nëpër Evropë nuk mund të ndodhte pa miratimin e komisioneve parlamentare.”