Gjatë ndeshjes mes Skënderbeut dhe Vllaznisë, e cila mori jetë këtë të shtunë në 17:00, është goditur me grushta presidenti i korçarëve, Ardian Takaj dhe i biri i tij.
Gjithçka ka ndodhur në minutat e para të sfidës në tribunën kryesore të ndeshjes, aty ku ulen edhe personat VIP. Një prej tifozëve, që është edhe prindi i një prej lojtarëve të Akademisë “Skënderbeu”, ka debatuar fillimisht me presidentin Takaj dhe ka goditur me grusht këtë të fundit.
Mes kaosit të shkaktuar ka ndërhyrë edhe djali i Takaj, teksa edhe ndaj tij ka pasur goditje. Ndërhyrja e menjëhershme e tifozëve të tjerë dhe e policisë ka bërë që situata të qetësohet, ndërsa tifozi problematik është shoqëruar jashtë stadiumit.