Vendosni fjalën kyçe....

Ndalohet në aeroportin e Rinasit Jamarbër Malltezi


Jamarbër Malltezi është ndaluar nga policia mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit.

Malltezi ishte duke u pritur bashkëshorten, kur është ndaluar në ambientet e aeroportit të Rinasit nga autoritetet.

Ai është arrestuar për aferën e privatizimit të ish klubit sportiv Partizani, i cili ka qenë nën hetime nga SPAK lidhur me këtë çështje.

Arrestimi i Jamarbër Malltezit u bë në Rinas me urdhër arresti të kërkuar nga prokurori i SPAK, Arben Kraja dhe është firmosur nga GJKKO.

Disa ditë më parë Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani tha se po hetohet në mënyrë aktive për këtë aferë. 

Ka qenë kreu i grupit Parlamentar në PS, Taulant Balla i cili ka paditur në vitin 2020, ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po e heton çështjen e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’ për pastim parash.

Ndërkohë GJKKO ka marrë masë sigurie edhe ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, të cilit i ka vendosur detyrim paraqitje dhe se nuk mund të largohet nga vendi.