Vendosni fjalën kyçe....

Protestat pro-Palestinës mbërrijnë në Prishtinë, qytetarët mbushin rrugët me pankarta në duar


Pas protestave në kryeqytetet evropiane por jo vetëm, edhe në Prishtinë, qytetarët kanë marshuar në përkrahje të popullit palestinez.

Me pankarta në duar, ata marshojnë dhe shprehin mbështetje për popullin i cili prej dy javësh tashmë është në luftë.

Në disa prej pankartave shkruhet:

“Stop gjenocidin!”, “Liri për Palestinën”, “Le ta shkruajë historia!”

Kujtojmë që populli palestinez ka tashmë disa ditë që përballet me atë çka po konsiderohet si krizë humanitare, pasi ka mungesë të produkteve ushqimore, shëndetësore dhe jo vetëm.

Në të njëjtën ditë, rreth 100,000 njerëz marshuan në Londër në mbështetje të Palestinës, duke bërë thirrje për përfundimin e menjëhershëm të luftës.

Marshimi filloi në Marble Arch përpara se të shkonte në Whitehall dhe të përfundonte në Sheshin e Parlamentit.

Policia Metropolitane vlerësoi se deri në 100,000 njerëz i ishin bashkuar protestës që nga ora 14:00 me orën lokale, duke rritur vlerësimin e tyre të mëparshëm prej 70,000.