Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, ka shpërndarë një foto nga Uashingtoni në zyrën e Marrëdhënieve Euriopiane dhe Euroaziatike ku dhe punon ish-ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim.
Veliaj e cilëson Kim mike të vjetër dhe avokate të palodhur të Shqipërisë.
“I lumtur që u takova me miken e vjetër, ish ambasadoren e SHBA-së dhe avokaten e palodhur të Shqipërisë, Yuri Kim, në Washington DC. Ajo ka të drejtë kur thotë: “Ti mund të largohesh nga Shqipëria, por Shqipëria nuk largohet kurrë nga ty”.
Mezi pres të shtojmë bashkëpunimin mes qyteteve përtej Atlantikut, teksa Tirana përgatitet të presë B40 në 2024”-shkruan Veliaj.