Pesëshja e emisarëve perëndimorë pas përfundimit të takimit me Albin Kurtin në Kosovë, ka zhvilluar edhe një takim me presidentit e Serbisë Aleksandër Vuçiç.
Në përfundim të këtij takimi, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka thënë se ky takim ishte shumë i vështirë.
“Takim i vështirë me “Pesëshen”. Besoj se në periudhën e ardhshme do të gjejmë rrugëdalje nga kriza. Pres takime të rëndësishme ne Bruksel në ditët në vijim”, ka thënë presidenti serb, përmes një reagimi në “Instagram”.