Sekretari Organizativ te Rithemelimi i PD-së, Klevis Balliu, shkruan se ngjarjet e djeshme ku u ndalua Jamarbër Malltezi dhe u bllokua pasaporta e Sali Berishës nuk përbën ndonjë risi pasi opozita ka paralajmëruar prej kohësh se në vend po rivendoset regjimi i Enver Hoxhës.
Ai shkruan se prokurori i SPAK-ut Arben Kraja është një ish-hetues e prokuror i kohës së diktaturës ka bërë të njëjtën gjë si në diktaturë.
Balliu shton më tej se gjëja e parë që bën çdo diktaturë është goditja e kreut të saj e dje diktatura është rikthyer me fëmijët e vrasësve dhe të përdhunuesve.
Në fund ai paralajmëron se opozita nuk ka ndërmend të lëshojë pe kur bëhet fjalë për kreun e saj dhe as nuk do ndalojë por do triumfojë duke e çliruar vendi nga kthetrat e kanaleve hoxhiste.
“U rikthyen. Për opozitarët e vërtete ngjarja e djeshme nuk ben habi, pasi kemi deklaruar prej kohesh qe ne Shqiperi po rivendoset regjimi Hoxhist. Hetuesi dhe prokurori i diktatures Arben Kraja dhe kandidati per deputet i Partise Komuniste ne vitin 1992 rikthehet si hero i drejtesise Hoxhiste qe shkermoqi presidenti Berisha. Ironia eshte se Kraja nuk ben ndonje gje ndryshe nga cfare ka bere gjate diktatures. Edhe atehere si sot kerkonte te izolonte qytetaret duke i marre pashaporten, madje dhe i arrestonte (dokumentat poshte). Historia fakton, se ne cdo vend ku eshte vendosot diktatura goditet kryetari i opozites, dje diktatura Hoxhiste eshte rikthyer me femijet e perdhunesve dhe vraseseve.te Shqiptarve nga Kristaq Rama Kasem Balla te Edit Çuçit ben pikerisht ate cka provat historike na kane paralajmeruar, goditen kryetarin e opozites. Fati i shqiptarve dhe fatkeqsia e regjimit eshte se ndryshe nga vende te tjera ne histori opozita nuk ka ne plan te ndaloj apo te leshoj pe kryetari i saj. Ne fund te kesaj beteje te opozites per Shqiperi, do te triumfojne dhe vendi do te clirohet perfundimisht nga kthetrat e errta te kanaleve hoxhiste.” – shkruan Balliu.
Dhëndri i Sali Berishës Jamarbër Malltezi u ndalua pasditen e djeshme në Rinas më kërkesë të SPAK-ut.
Ai akuzohet për korrupsion e pastrim parash gjatë privatizimit të ish-kompleksit Partizani, ndërsa u vendos edhe sekuestro preventive ndaj 16 pasurive të paluajtshme tijat.
Ish-kryeministrit Berisha iu bllokua pasporta dhe iu caktua masa detyrim paraqitjeje.
Sipas SPAK, Berisha ka miratuar ligje e akte nënligjore sipas nevojave që paraqiteshim për të favorizuar 5 familjet pronare ku përfitues i drejtpërdrejtë bashkë me të tjerë dilte Jamarbër Malltez