Është përmbyllur dhe këtë vit, për të shtatin edicion radhazi, Maratona e Tiranës e cila këtë herë pati një rritje me 40% të garuesve, krahasuar me një vit më parë.
Këtë vit Maratona mirëpriti më shumë se 4700 pjesëmarrës, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga 47 vende të ndryshme të botës, të cilët morën pjesë në disa kategori, 10 km, 21 km, si dhe maratona e plotë 42 km, ndërkohë që në garë u bashkuan edhe kategori si Ëe Too, me 22 garues, që u nisën nga sheshi “Skënderbej” për të përshkruar 2.3 km.
Në përmbyllje të kësaj sfide plot dinamikë, janë shpallur edhe fituesit që arritën të triumfonin me mijëra vrapuesve të tjerë.
Kenia që për herë të parë u përfaqësua këtë vit në Maratonën e Tiranës, rrëmbeu 3 çmimet e para, ndërsa Luiza Gega kryesoi kategorinë e femrave në 21 km.
Fituesit sipas kategorive:
42 km
Femra
1. Natalia Semenovych
2.Hellen Jepkosgei Kimutai
3. Sonia Cekini
Meshkuj
1.Ezekiel Kipkorir
2. Laban Cheruiyot
3 Hosea Kiplagat Tuei
21 km
Femra
1. Luiza Gega
2. Glorius Jepkirui
3. Ronah Nyaboke Nyabochoa
Meshkuj
1.Hillary Kiptum Maiyo Kimaiyo
2 Kennedy Kimutai Kaptila
3 Nicolo Bedini
10 km
Femra
1 Gresa Bakraci
2 Redia Dauti
3 Anila Skora
Meshkuj
1 Panagiotis Karaiskos
2 Bledar Mesi
3 Krzysztof Szymanowski
42 km
1. Ilir Këllezi
2. Renato Dorzi
3.Altin Vorpsi