Vendosni fjalën kyçe....

Mediu reagon pasi përmendet te procedurat për privatizimit e ish-kompleksit Partizani: Rulit i çova përgjigje për shkresën e Angjelit


Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka reaguar për daljen e emrit të tij në dosjen e SPAK-ut për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Në një sqarim për gazetaren Klodiana Lala, Mediu shpjegon edhe faktin se pse ka dërguar shkresën ministrit Genc Ruli, një muaj pas marrjes së detyrës më 2005. Ai sqaron se kishte dërguar një përgjigje.

Unë si kam çuar letër Rulit, por përgjigje një shkresë të Anastas Angjelit, ish-Ministër i Ekonomisë që së bashku me Blendi Klosin kërkonin privatizimin e Partizanit tek Majko rreth muajit korrik 2005. Angjeli u zëvendësua nga Ruli dhe unë zëvendësova Majkon”, sqaron Mediu.

Në dosje sqarohet se Ministria e Mbrojtjes i hapi rrugë heqjes së pronës nga lista e pronave të FA-ve.