Kryeministri israelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar se nëse Hezbollahu vendos të hyjë në luftë, ai do të gjymtohet “me një forcë as që mund ta imagjinojë.
“Dhe kuptimi për Hezbollahun dhe për shtetin e Libanit do të jetë shkatërrues, por ne jemi të përgatitur për çdo skenar,” tha Netaniahu gjatë një vizite në trupat në veri të dielën.
Në një video, Netanyahu u thotë komandove “ne jemi në një betejë për jetën, një betejë për shtëpinë. Kjo nuk është një ekzagjerim. Kjo është lufta. Është për të qenë ose për të pushuar – ata duhet të pushojnë.”
Hezbollahu është një lëvizje islamiste e mbështetur nga Irani me një nga forcat paraushtarake më të fuqishme në Lindjen e Mesme.
Grupi, i cili e ka bazën e tij kryesore në kufirin Izrael-Liban, mund të bëhet një lojtar i egër në luftën Hamas-Izrael dhe të ndezë një konflikt më të gjerë rajonal. Konflikti që nisi me sulmet vdekjeprurëse të Hamasit ndaj Izraelit ku zyrtarët izraelitë thonë se vranë 1400 vetë, ka patur tashmë degëzime të gjera në Lindjen e Mesme dhe shkaktoi çarje diplomatike dhe protesta në të gjithë botën.
Pasojat janë të dukshme në kufirin Liban-Izrael, ku Hezbollahu dhe Izraeli janë përfshirë në përleshje të vogla që nga fillimi i luftës, duke e vënë të gjithë rajonin në buzë të thikës.
Mbetet e paqartë nëse Hezbollahu do të ndërhyjë në luftën Hamas-Izrael në emër të palestinezëve. Nëse Hezbollahu përfshihet në luftë, ai do të hapte një konflikt shumëfrontal, duke e shtyrë Lindjen e Mesme në territor të pashkelur me pasoja të paparashikueshme.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e CNN.