Vendosni fjalën kyçe....

Ra nga çatia ku punonte dhe humbi jetën, arrestohet pronari i banesës


Një 43-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga çatia ku po punonte në Tiranë.

Shtetasi R.F, 43-vjeç po punonte në banesën e 48-vjeçarit D.H në rrugën Agush “Gjergjevica”.

Pronari i banesës është arrestuar nga policia dhe pas verifikimeve ai nuk kishte leje për kryerjen e punimeve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin D. H., 48 vjeç, banues në Tiranë. Ditën e djeshme, në rrugën “Agush Gjergjevica”, duke punuar në banesën e 48-vjeçarit, ka rënë nga çatia shtetasi R. F., 43 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 48-vjeçari nuk kishte leje nga organet përkatëse për kryerjen e punimeve”, thuhet në njoftimin e policisë.