Vendosni fjalën kyçe....

Zbardhet vendimi i GJKKO-së që çoi në pranga Malltezin, akuzat që rëndojnë mbi Berishën


Është zbardhur vendimi i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që çoi në arrestimin e Jamarbër Malltezit dhe vendosi detyrim paraqitje për Kreun e PD-së të Rithemelimit, Sali Berisha.

Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim të veprës penale kryer në bashkëpunim.

Ndërsa Sali Berisha, akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë kryer në bashkëpunim.

I ndaluari tjetër Fatmir Bektashi ka të njëjtat akuza si Malltezi.

GJKKO mori vendimin mbrëmjen e djeshme dhe arrestoi Malltezin në Rinas.

Ndërsa mbrëmjen e djeshme dy përfaqësues të Policisë së Shtetit shkuan në selinë e PD-së për t’i komunikuar masën e GJKKOS-së Sali Berishës.

Ky i fundit në një deklaratë për mediat pasi doli nga selia blu, u shpreh se nuk i ka takuar dy oficerët e policisë pasi nuk dëshiron të shkelë kushtetutën.

“Kushtetuta është Kushtetutë. Siç ua sqaroi Bylykbashi, ky ishte një akt i turpshëm i Edi Ramës i cili i urdhëron si mercenarë të shkelmojnë Kushtetutën. Ka një nen, neni 73 pika 2, që qartëson në mënyrë të kristaltë çdo veprim, pra deputetit nuk mund ti kufizohet liria në asnjë lloj forme pa vendim të parlamentit. Nuk pata asnjë takim personalisht sepse unë do të respektoj kushtetutën, e cila prevalon. Ky ishte turpi i Edi Ramës. Unë ata nuk i takova fare sepse unë nuk mund të pranoj shkelmim të kushtetutës se do Edi Rama, nuk mund të pranoj. Po t’i takoja, do i thosha çojani Edi Ramës ta ziejë çaj. Mos i ngatërrojmë gjërat, ajo që nisi ditën e enjte është pa kthim. Edi Rama përpiqet t’i pleksë, por me dështim. Besoj se u përgjigja”, u shpreh Berisha.

Vendimi i GJKKO

Jamarbër Malltezi – Akuzohet për “Korrupsioni pasiv i funksionareve te larte shtetërore ose te zgjedhurve vendore”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve te veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Sali Berisha– Akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të larte shteterore ose te zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25i Kodit Penal.

Fatmir Bektashi– Akuzohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendore”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Jamarbër Malltezit është bërë më 16 tetor.

Vendimi i GJKKO-së

1Caktimin e masës se sigurimit personal shtrëngues “arrest ne burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale: NDAJ PERSONIT NËN HETIM: Jamarbër Malltezi, i biri i Luan-it dhe Merxhane-s, i datelindjes 09.11.1972, lindur në Tiranë, me nr. personal H21109073R I DYSHUAR: Për kryerjen e veprave petale “Korrupsioni pasiv i funksionareve te larte shteterore ose te zgjedhurve vendore”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve te veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

2.Caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqesore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “Ndalimi daljes jashte shtetit parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale: NDAJ PERSONIT NËN HETIM: Sali Berisha, i biri i Ram-es dhe i Shiqeres datëlindjes 15.10.1944, lindur në Tropojë, me nr. personal B40701031R I DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të larte shteterore ose te zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25i Kodit Penal.

3.Caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “Detyrim per t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “Ndalim I daljes jashtë shtetit parashikuar nga neni 233 IK.Pr.Penale: NDAJ PERSONIT NËN HETIM: Fatmir Bektashi, i biri i Petrit-it dhe i Fitnete-s, i datëlindjes 24.11.1957, me nr. personal F74124001N..

I DYSHUAR: Për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendore”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

BAZA LIGJORE: Nenet 228, 229, 230, 232, 233, 234, 238, 244, 18 K.Pr.Penale. Gjykata, në dhomë këshillimi pasi shqyrtoi kërkesën, mori provat dhe aktet e paraqitura nga prokurorja, si dhe pasi vlerësoi çështjen në tërësi,

VEREN

Pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. në datë 16.10.2023, është paraqitur për gjykim kërkesa e Prokurorisë së Posaçme kunder Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest ne burg, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedures Penale, ndaj personit nën hetim Jamarbër Malltezi, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv (funksionareve te larte shtetërore ose të zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 + 25 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i procedeve te veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal; Cakimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policin gjyqesore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “Ndalimi daljes jashtë shteri” parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Sali Berisha, dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pariv funksionareve te larte shteterore ose zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal; Cakimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqesore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “Ndalimi daljes jashte shtetit parashikuar nga neni 233 1 K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Fatmir Bektashi, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korptioni pasiv i funksionareve te larte shteterore ose te zgjedhurve vendore”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal dhe “Pastrimi produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Gjykimi i kërkesës, bazuar në nenin 278 18 Kodit të Procedurës Penale (në lidhje me nenin 13 pika 2 gërma “a” te po këtij Kodi) si dhe në nenin 75/a të Kodi të Procedurës Penale, i ndryshuar me ligjin 35/2017, hyn në kompetencën e kësaj gjykate, pasi ndodhemi para nje kërkesë që i përket fazës së hetimeve paraprake dhe që lidhet me procedimin penal për një vepër penale, gjykimi i së cilës është në kompetencën e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Rrethanat e faktit dhe analiza e provave

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit te Organizuar dhe Korrupsionit, mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Taulant Balla, ka rregjistruar procedimin penal nr. 287 të vitit 2020, për veprën penale “Pastrimi i produkteve te veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.