Mbrëmjen e sotme në autostradë në afërsi të fshatit Zhamë në Lushnje, një mjet tip “Audi “është përplasur me një mjet bujqësor që udhëtonte në autostradë.
Katër persona njoftohet se janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Lushnjë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Çermë-Lushnjë”, në fshatin Zhamë, mjeti tip “Zetor” me drejtues shtetasin T. K., 40 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin Gj. D., 42 vjeç, dhe me automjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin I. B.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasit Gj. D dhe T. K., si edhe pasagjeri në mjetin tip “Audi”, shtetasi A. H., 50 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.