Vendosni fjalën kyçe....

Ardi Veliu jep dorëheqjen si drejtori i AMP-së


 

Drejtori i AMP-së, Ardi Veliu ka dhënë dorëheqjen dhe se nuk do të jetë më drejtues i tyre.

Ende nuk dihen shkaqet që e kanë detyruar ish-kryepolicin për të dhënë dorëheqje nga detyra.

Për largimin e tij nga ky post nuk ka asnjë njoftim zyrtar as nga vetë Veliu dhe as nga AMP apo Ministria.

Kujtojmë që Ardi Veliu u emërua drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në 5 shkurt të vitit 2018 dhe drejtor i AMP-së në shtator të 2022.

I propozuar nga ministri i Brendshëmm, Fatmir Xhafaj, emri i Veliut u firmos në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Më parë Ardi Veliu mbante postin e drejtorit të Policisë Tiranë.

Para vendosjes së Veliut, ky post mbeti vakant pas shkarkimit në fillim të muajit janar të vitit 2018 të Haki Çakos nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Pas një periudhe prej më pak se 3 vjetësh në krye të uniformave blu, drejtuesi madhor Haki Çako u lirua nga detyra nga Këshilli i Ministrave me propozim të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

KARRIERA PROFESIONALE

Komandant i “Postës së Policisë”, Memaliaj, Tepelenë (1998-1999)

Shefi i Policisë së Rendit, Vlorë (1993-2002)

Shefi i sektorit të “Policisë me Uniformë”, Drejtoria e Policisë, Vlorë (2002-2004)

Shefi i sektorit të Rendit, Drejtoria e Policisë, Vlorë (2004-2006)

Shefi i komisariatit të Policisë, Durrës (2013-2014)

Zëvendësdrejtor për Sigurinë, Drejtoria e Policisë, Tiranë (2014-2015)

Drejtor i Kolegjit të Policisë (2015 -2016)

Drejtor i Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë së Shtetit (2016 –2017)

Nga data 28.04.2017 Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.