Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet 38-vjeçari në Dimal, kishte mbushur oborrin e banesës me kanabis, shpallet në kërkim vëllai i tij


Policia e Beratit ka vënë në pranga një 38-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim vëllain e tij, pasi  kishin kultivuar 240 bimë narkotike, në oborrin e një banese, dhe kishin përshtatur një ambient të saj, për tharjen e kanabisit.

Mësohet se gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën edhe 50.8 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 1 përforcues grushti dhe 3 celularë

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Dimal, Berat

Finalizohet operacioni policor i koduar “Brothers”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Kishin kultivuar 240 bimë narkotike, në oborrin e një banese, dhe kishin përshtatur një ambient të saj, për tharjen e bimëve narkotike, vihet në pranga 38-vjeçari, vijon puna për kapjen e vëllait të tij.

Sekuestrohen 50.8 kg lëndë e dyshuar narkotike në proces tharjeje, asgjësohen bimët narkotike.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Berat, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar në informacionet e siguruara për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Brothers”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. D., 38 vjeç, banues në fshatin Pobrat, Dimal. Ndërkohë, vijon punon për kapjen e vëllait të tij, shtetasit A.(B.). D., 42 vjeç, banues në të njëjtin fshat.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë gjetur në oborrin e banesës së shtetasit P. D., 240 bimë narkotike, të cilat ai i kishte kultivuar në bashkëpunim me vëllanë e tij. Gjithashtu, këta shtetas kishin përshtatur një ambient të kësaj banese, për tharjen e bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën 50.8 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 1 përforcues grushti dhe 3 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, njofton policia.