Vendosni fjalën kyçe....

Dëshmia e Malltezit në GJKKO: Zona ka qenë me uzurpues të paligjshëm


Zbardhet dëshmia e Jamarbër Malltezit në GJKKO ditën e sotme. Në seancën e sotme dhëndri i ish-kryeministrit Berisha u njoh më masën e “Arrestit me burg” për privatizimin e ish kompleksit Partizani.

Sipas Malltezit procedurat për privatizimin e objektit kanë nisur në vitin 2000. Inventarizimi i objekteve në atë truall është firmosur nga kryeministri Rama kur ky ishte kryetar bashkie.

Malltezi gjithashtu thotë se ka patur mundësi të largohej jashtë shtetit duke qenë dhe profesor doktor, por jetoi në Shqipëri edhe duke qenë në dijeni të procedimit nga SPAK.

Jamarbër Malltezi: Nuk e dija që isha unë armiku. Të gjitha procedurat për privatizimin e objektit, kanë nisur në vitin 2000. Inventarizimi është firmosur nga kryeministri aktual Edi Rama, që ne atë kohë ishte kryetar bashkie. E gjithë prona  nuk  ka qënë zonë sportive, siç pretendon prokuroria, por ka qënë pjesërisht sportive dhe pjesërisht banimi. Zona sportive ka qene me uzurpues të pa ligjshëm i cili pretendonte se e kishte të regjistruar shoqëri aksionere Kf Partizani. Vetë ministria e Mbrojtjes në kohën e Pandeli Majkos ka hapur një proces gjyqësor në Gjykatën e Tiranës. Në atë kohë gjykata shfuqizoi Kf Partizanin të regjistrohej si shoqëri aksionere. Unë jam profesor doktor dhe jetoj në Shqipëri edhe pse kam patur mundësi të largohem. Hetimi prej vitit 2020 po mbahej qëllimisht dhe unë kam qenë në dijeni të këtij procedimi.