Eni Spa njoftoi të hënën se ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me QatarEnergy LNG NFE, sipërmarrja e përbashkët midis Eni dhe QatarEnergy për zhvillimin e projektit North Field East në Katar, për furnizimin deri në 1.5 miliardë metra kub në vit LNG.
Vëllimet e disponueshme do dorëzohen në terminalin e rigazifikimit “FSRU Italia” që ndodhet aktualisht në Piombino, me dërgesat e planifikuara të fillojnë në vitin 2026 për një kohëzgjatje prej 27 vjetësh.
Vëllimet e LNG-së të prodhuara nga projekti NFE do rrisin prodhimin e LNG-së në Katar me 45 bcm krahas 108 bcm që është në fuqi.
Kontrata e furnizimit me LNG do kontribuojë në sigurinë e furnizimit në Itali nëpërmjet larmishmërisë së burimeve të furnizimit. Eni ka importuar 2.9 bcma në Evropë nga Katari përmes një kontrate afatgjatë që nga viti 2007.
“Kjo marrëveshje forcon partneritetin midis Eni dhe QatarEnergy dhe përfaqëson një hap të mëtejshëm në zhvillimin e portofolit të integruar global të LNG të Eni,” thuhet në shënimin e kompanisë.
“Pjesëmarrja në projektin NFE dhe marrëveshja e furnizimit me LNG janë në përputhje me strategjinë e tranzicionit të Eni, e cila synon të rrisë në mënyrë progresive rolin e gazit në prodhimin e rrjedhës së sipërme, duke arritur në 60 për qind deri në vitin 2030, dhe të rrisë kontributin e kapitalit të LNG, duke shfrytëzuar integrimin midis sektorit në rrjedhën e sipërme dhe aktiviteteve të marketingut të gazit.” – jep hollësi Eni në deklaratën e saj.