Vendosni fjalën kyçe....

Kërcënim me bombë në selinë e transmetuesit publik gjerman, evakuohen punonjësit


Transmetuesi gjerman ZDF mori një kërcënim me bombë të hënën në mëngjes, duke çuar në evakuime në selinë e tij në qytetin Mainz të Gjermanisë perëndimore.  

Policia tha se disa ambiente në mjediset e ZDF u evakuuan për të garantuar sigurinë e personelit dhe të tjerëve.  

Ekspertët nga Zyra e Policisë Kriminale të Shtetit si dhe qent nuhatës ishin në vend, tha një zëdhënëse e policisë. Nuk janë bërë të ditura detaje të tjera.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Anews.