Vendosni fjalën kyçe....

Lufta Izrael-Hamas, Joe Biden: Nuk ka armëpushim pa u liruar pengjet


Presidenti i Shteteve të Bashkuar të Amerikës, Joe Biden ka deklaruar se fillimisht duhet të lirohen pengjet dhe më pas mund të diskutohet edhe për një armëpushim.

Teksa u pyet nga gazetarët lidhur me luftën Izrael-Hamas ai është shprehur i qartë se nuk ka armëpushim.

“Nuk ka armëpushim. Pengjet duhet të lirohen dhe më pas mund të flasim”, ka thënë ndër të tjera Presidenti amerikan, Joe Biden.

Nga ana e tij kryenegociatori i Hamasit, Khaled Meshal ka thënë se të gjithë civilët do të lirohen nëse do të plotësohen kushtet e duhura.

Sipas tij, Izraeli duhet të reduktojë bombardimet në Gaza, në rast se ka për qëllim që të lirojë pengjet.