Oficerë të policisë gjyqësore kanë zbarkuar në shtëpinë e ish-kryeministri Sali Berisha, ndaj të cilit më herët Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Agjentët kërkojnë të njohin Berishën me masën e sigurisë, por ish-kryeministri më herët nuk i ka pritur ata duke pretenduar se vendimi është i jashtëligjshëm pasi ai mban mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.
Nga pamjet duket që oficerë të policisë gjyqësore dalin nga porta kryesore e pallatit ku banon prej vitesh ish-kryeministri.