Vendosni fjalën kyçe....

‘Partizani’ u nis nga Nano, Berisha: Nuk japin dot asnjë fakt se në procedurat e privatizimit është shkelur ligji


Ish-kryeministri Sali Berisha ka përsëritur sërish ditën e sotme se procedura e privatizimit të kompleksit të klubit Partizani është nisur nga ish-kryeministri socialist Fatos Nano dhe jo nga ai.

Nëpërmjet një deklarate, Berisha u shpreh se bazuar në dokumente të firmosura nga komandanti i FA, ky klub nuk ishte në planin e hapjes së pronave të ushtrisë. dhe nuk është hequr nga ai me asnjë vendim apo propozim.

Ai shtoi se gjatë hetimit të këtij rasti nuk ka asnjë fakt apo provë se në procedurat e privatizimit është shkelur ligji apo ndonjë praktikë ligjore e shtetit shqiptar.

“Edvini dhe larot e tij nuk janë në gjendje të japin as edhe një fakt apo provë se në procedurat e privatizimit është shkelur në mënyrën më të vogël ligji apo ndonjë praktikë ligjore e këtij vendi. Së dyti në Edvini dhe larot e tij skapistë pas më shumë se 3 vitesh hetime nuk kanë gjetur qoftë edhe një dokument që provon se toka e kthyer familjeve, mes tyre edhe Malltezi nuk ka qenë trashëgimi i e tyre në breza, përveç pishinës që ka qenë pjesë e klubit dhe ka qenë detyrim për t’u privatizuar sipas ligjit. Me çmim tregu.

Në hetimin 3 vjeçar Edvini dhe larot në dhjetëra dëshmi të punonjësve publikë nuk kanë gjetur as pas 15 vitesh qoftë një person të mohojë se kemi pasur ndërhyrjen më të vogël nga unë apo Malltezi. Për Malltezin kanë si dëshmi të vetme atë të një personi që thotë se iu ofrua një apartament, por nuk mban mend kush ia ofroi.

Klubi Partizani nuk ishte hequr nga Sali Berisha me asnjë vendim apo propozim të tij. Ai bazuar në dokumente të firmosura nga komandanti i FA, ky klub nuk ishte në planin e hapjes së pronave të ushtrisë. Privatizimi i klubit Partizani nuk u nis nga Sali Berisha, por Fatos Nano, mirëpo Edi Rama i fshehin këto dokumenta dhe këtë fakt”, u shpreh Berisha.