Vendosni fjalën kyçe....

Përfaqësues të ambasadës britanike shkojnë në SPAK


Përfaqësues të ambasadës brtianike kanë shkuar sot në SPAK.

Arsyet e vizitës së tyre nuk dihen ende, megjithatë ato vijnë dy ditë pass arrestimit të Jamarbër Malltezit, dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha e bllokimit të pasaportës së këtij  të fundit.

Malltezi e Berisha akuzohen për korrupsion pasiv e pastrim parash, akuza të cilat Berisha i hodhi poshtë me forcë në konferencën për shtyp pak pas ndalimit të Malltezit në Rinas.

Berisha ka pasur një kur të fortë përplasjeje me ambasadën amerikane e atë britanike pas shpalljes së tij non grata nga SHBA-ja e Britania.

Ai ka akuzuar ish-ambasadoren Yuri Kim e ambadorin britanik Alastair King-Smith se kanë punuar në shërbim të kryeministrit Rama për shpalljen e tij non grata.