Policia spanjolle ka gjetur bizhuteri ari të marra ilegalisht nga Ukraina në vitin 2016.
Artefaktet e konsideruara si pjesë e trashëgimisë historike të Ukrainës kapin vlerën e 60 milionë euro (64 milionë dollarë).
“Copat e sekuestruara, bizhuteri ari me vlerë të madhe historike dhe ekonomike, ishin vjedhur dhe eksportuar ilegalisht nga Ukraina dhe do të shiteshin në Madrid”, tha policia të hënën.
Policia arrestoi tre spanjollë dhe dy ukrainas, duke përfshirë “të dyshuarin kryesor”, një prift i Kishës Ortodokse që po përpiqej të shiste bizhuteritë.
Pjesët u zhdukën pasi u ekspozuan në një muze të Kievit midis 2009 dhe 2013, sipas DW.
Policia spanjolle nisi një hetim në vitin 2021 pasi një biznesmen në Madrid bleu një rrip ari në një shitje private.
Kjo i çoi hetuesit në 10 artefaktet e tjera të sekuestruara muajin e kaluar nga të dyshuarit. Policia gjeti gjithashtu dokumente të rreme në anglisht, ukrainisht dhe spanjisht për të bërë të duket sikur bizhuteritë i përkisnin Kishës Ortodokse të Ukrainës.
Autoritetet në Ukrainë, Shqipëri, Bullgari, Qipro dhe Maqedoninë e Veriut ndihmuan me hetimin.
Ndërsa Muzeu Arkeologjik Kombëtar i Spanjës dhe Instituti i Trashëgimisë Kulturore të vendit po studiojnë objektet.