Ish-kryeministri Sali Berisha do të merret në pyetje gjatë së martës në orën 14:00.
“Gjykata e Posaçme e Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ne daten 24.10.2023, dite e Marte, ora 14:00, ka caktuar seancen gjyqesore te marrjes ne pyetje te personit nen hetim Sali Berisha, bazuar nenit 248 pika 1 te K.Pr.Penale”, thuhet në reagim.
Kujtojmë se sot më herët oficerët e policisë gjyqësore kanë zbarkuar në shtëpinë e ish-kryeministri Sali Berisha, ndaj të cilit më herët Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.