Avokati i Jamarbër Malltezit foli për mediat pasi Gjykata e Posaçme la në fuqi vendimin e arrestit me burg për klientin e tij.
Avokati i tij mbrojtës tha se ai po akuzohet për një marrëveshje civile me një familje të vjetër tiranase.
Pas seancës, ai theksoi se po cenohet parimi i barazisë juridike.
“Personat nën hetim janë përballë një marrëdhënie civile të pastër, nuk mund të aludohet që me anë të ligjeve apo VKM-ve që janë kundërshtuar të pretendohet kryerja e veprave penale.
Qëndrimi jonë në raport me akuzat është një qëndrim mohues. Këtë e them me bindje pasi kemi parë aq sa mundëm fashikujt në gjykatë. Të akuzosh një familje të vjetër tiranase që është familja Begeja që ka lidhur një kontratë me një familje tjetër tiranase, është shumë e guximshme. Standardi i provueshmërisë është shumë i ulët dhe në këtë vend po cenohet parimi i sigurisë juridike”, theksoi Avokati.