Sekretari Organizativ i Rithemelimit të PD-së Klevis Balliu shkruan se arrestimi i disa ish-ministrave e ish-kryebashkiakëve socialistë është bërë me marrëveshje për të justifikuar sulmin ndaj opozitës.
Ai shkruan në Facebook se arrestimet e të larpërmendurve kanë si qëllim forcimin e pushtetit të narkoqeverisë së Edi Ramës e jo dëmtimin e saj.
Balliu thekson se pavarësisht arrestimeve, aferat korruptive nuk janë ndalur.
“Faktet: SPAK i partise arrestoi shokët e partisë me marrëveshje për të justifikuar sulmin ndaj opozitës
Prej kohesh kam deklaruar ne media se arrestimet e disa eksponenteve te Partise Socialiste kane per qellim forcimin e pushtetit te narkoqeverise dhe jo demtimin e saj. Sot shikojme analistet e “pavarur”te qeverise te deklarojne se drejtesia po vepron ndaj liderit te opozites ne menyre te pavarur sepse eshte kjo drejtesi qe ka arrestuar edhe eksponente socialiste. Nje tjeter prove qe arestimet e SPAK jane bere per te ndihmuar Ramen eshte fakti se, pavarsisht se jane arrestuar ministra dhe deputet per aferat korruptive aferat kane vazhduar.” – shkruan Balliu.
Ai sjell si shembull arrestimet e Alqi Bllako, Lefter Kokës e Sajmir Tahirit teksa pohon se pagesat e inceneratorëve vijojnë e plantacionet e drogës s’u ndalën.
Në fund Balliu shkruan se opozita nuk do ndalet por do vijojë betejën kundër narkoqeverisë.
“Pershembull Alqi Bllako, Lefter Koka jane arrestuar per inceneratoret por pagesat per keto te fundit vazhdojne. Tahiri u arrestua per plantacionet e kanabisit por plantacionet vazhduan. Per sterilizimin jane arrestuar disa roje parkingu te qeverise por afera vazhdon. Per uniformat e policise u arrestua nje zv ministre per 1 kile peshk por afera vazhdoi. Pra e verteta eshte, per te justifikuar sulmin anti- ligjor te gjykates te partise me prokuroret e partise , ne emer te partise arrestuan disa eksponent te tyre te cilet kur dalin , nga qelia , dalin milionere . Kjo strategji e gjitha sherben sa per te thene qe po behet drejtesi. Loja u zbulua, opozita nuk stepet vazhdojme betejen kunder narkoqeverise dhe cdo narkoopozite qe kerkon te krijoje narkokryeministri.” – mbyll shënimin Balliu.